Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pasditen e sotme i ka shkuar në zyre Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Takimi mes tyre është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, nga Qeveria e Kosovës.
“Është takim i rregullt javor”, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
I pyetur nëse në takim do të diskutohet për takimin e së mërkurës në Bruksel, Kryeziu ka thënë se këtë çështje nuk e di.
Ky takim mes Hovenierit dhe Kurtit në objektin e Qeverisë vjen një ditë pas takimit në Bruksel të kreut të ekzekutivit kosovar me Shefin e Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell dhe të Dërguarin e Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.