Italia mund të quhet me fat në këtë Europian.
“Azzurët” e mbyllën si të dytët në grupin B me 4 pikë, falë fitores me Shqipërinë dhe barazimit ndaj Kroacisë.
Këto të fundit nuk ia dolën të kualifikoheshin ndër vendet e treta më të mira.
E njëjta gjë do të kishte ndodhur dhe me Italinë, nëse “azzurët” do e mbyllnin në vendin e tretë.
Kështu në rast se ndeshja e fundit do të ishte humbur, kroatët do të kishin avancuar më tej për shkak të avantazhit në përballjet direkte.
Në anën tjetër Italisë nuk do i mjaftonte vendi i tretë me 3 pikë, pasi do kishte golavarazh negativ -1.
Sllovenia është e katërta dhe e fundit që siguroi kalimin më tej përmes vendeve të treta, duke numëruar 3 pikë por me golavarazh 0.
Kështu, Italia duhet t’i falet Zaccagni që me golin në minutën e 98-të siguroi kualifikimin.