Mjekët e spitalit të Onkologjikut dhe personat e tjerë të përshirë në dosjen e Onkologjikut dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Alketa Pere, një nga mjeket e akuzuara lidhur me skandalin në spitalin kur trajtohen të sëmurët me kancer tha për gazetarët se është e pafajshme dhe nuk i ka orientuar kurrë pacientët me tumor në privat.
Ajo u shpreh se gjithçka duhet të ndryshohet, e gjithë struktura dhe pajisjet e spitalit onkologjik dhe duhet të hetohen të gjitha spitalet private.
“Kurrë në jetën time nuk kam thënë që të shkojnë në spitale private. Pacientët më kancer duhet të trajtohen në Spitalin Onkologjik. Duhet të hetohen të gjitha spitalet private për aktivitetin që bëjnë, falënderoj dhe prokurorin për punën e bërë sepse duhet një ndryshim thelbësor në onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten jam komplet e pafajshme, do flas më vonë në media. Unë nuk punoj në asnjë klinikë private”, tha e revoltuar para gazetarëve mjekja.
Po sot është paraqitur para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë mjeku i spitalit onkologjik Edmond Gashi.
Ai refuzoi që të fliste gjatë për mediat, ndërsa tha se ai bënte vetëm punën e tij. /euronews.al/