Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Drejtori i Policisë bashkë me Atasheun Kimberly Riffe vizitojnë zyrtarët policor në veri

Drejtori i Policisë bashkë me Atasheun Kimberly Riffe vizitojnë zyrtarët policor në veri

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bashkë me Atasheun Kimberly Riffe, DOJ- ICITAP pranë Ambasadës Amerikane kanë vizituar dje veriun e vendit, gjegjësisht njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të Rendit Publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë ku me 24 Shtator 2023 u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia, thuhet se Hoxha bisedoi me zyrtaret policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit.

“ Ndër të tjera, në takimet me zyrtarët policorë, drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit. Po ashtu, delegacioni nga Prishtina, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore Mitrovicë Veri z. Veton ELSHANI, i cili njoftoj eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Hoxha ka vizituar edhe vendin ku ka rënë heroi i Kosovës Enver Zymberi.