Një grua, në cilësinë e pasagjerës ka humbur jetën në një aksident trafiku mes kamionit dhe veturës në rrugën Ferizaj-Gjilan, konkretisht në Sojevë.
Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili pohon se lëndime ka pësuar dhe shoferi i veturës.
Veseli njofton se ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se hetimet rreth rastit po vazhdojnë.
Njoftimi i policisë: “Me datën 26.06.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan , saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë pëfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij akaidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore, e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën, vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrëfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e egzaminuar vendin e ngjarjes. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”. /TV Arbëria