“Gjuha shqipe shërben si ajo fibra që e mban gjallë trungun dhe i bashkon degët e një me rrënjët. Duke zbritur përgjatë kësaj fibre drejt mugëtirave të historisë, mund të preket fillesa”. Askush nuk e ka përvetësuar më shumë këtë konstatim lakonik të albanologut të njohur austriak Norbert Jokl, se sa studiuesi i spikatur i gjuhës shqipe Aleksander G.Hasanas. Në një sërë librash, sikur se “Pellazgët e fundit gjuha e tyre”, “2085 fjalë njërrokëshe të gjuhës shqipe” apo punime shkencore, ai ka depërtuar në thesaret etimologjike të kësaj pasurie dhe trashëgime autentike të shqiptarëve , e që është edhe shtëpia e përbashkët e popujve tjerë evropiane.
Kështu, A. G.Hasanas, në një intervistë për TV Arbëria, ka treguar dhe dëshmuar, se pse gjuha shqipe mbetet ndër gjuhët me të vjetra dhe më të lashta nga gjuhët e folura dhe të shkruara, apo “më mirë të themi ajo e ka statusin e një gjuhe hyjnore”. Dhe vlerësime të tilla nuk janë vetëm formulime romantike apo projeksione imagjinare të çastit, por kanë bazë në karakterin dhe mënyrën se si është shtresëzuar dhe formuar ndër shekuj ADN-ja jonë gjuhësore, çfarë edhe e bënë atë si rrugën e vetme për hulumtimin dhe zbulimin e së vërtetës.
Në këtë kontekst, autori kujton se si ia ka dalur që t’i zbulojë deri në 2085 fjalë njërrokëshe, vetëm në variantin letrar të gjuhës se kodifikuar, pa hyrë në dialektet krahinore dhe nën krahinore që do ta begatonin pafundësisht këtë konstatim. Për me shumë një interpretim dhe shpjegim i tillë e bënë të pakundërshtueshëm dhe absolut faktin se gjuha shqipe qëndron në themel dhe zanafillë të të gjitha gjuhëve evropiane, pra është “gjuha amë e tyre”. E vërtetë kjo që është pranuar edhe njohur botërisht edhe nga shumë studiues të huaj. Bie fjala gjuha antike greke i ka vetëm 522 fjalë një rrokeshe.
E siç dihet, vazhdon A.G. Hasanas, këto fjalë janë embrioni, tema dhe rrënja e krejt fjalëve të përbëra, pre ardhura dhe përngjitura. Pa fjalët njërrokëshe nuk mund te ekzistojnë këto tjera, pra bëhet e pamundur arkitektura e gjuhës.
Natyrisht, Hasanas, nuk është dogmatik dhe nuk jeton në iluzione se gjuha shqipe mund t’u shmanget huazimeve, sidomos në kohët moderne. Por insiston që institucionet tona akademike, publike dhe arsimore të angazhohen maksimalisht që të zëvendësohen sa më shumë me shprehje autentike shqipe.
Si një zhytës ikonik i perlave, ai i rreket punës për nxjerr kuptimin e fshehur dhe të shumë fjalëve dhe emërtimeve që gabimisht u janë atribuuar gjuhëve sllave, greke, perse, turke etj, por që në të vërtetë janë vetëm shqipe. Kjo vërtetohet edhe nga fakti se asnjë gjuhë tjetër nuk ka zhvillim semantik të fjalëve sikur shqipja. Le të marrim shembullin e fjalës “guri” nga ky nocion del edhe emërtimi gurishtë. Dhe pikërisht falë këtij “elasticiteti” të gjuhës shqipe shumë fjalë në gjuhë tjera mund deshifrohet zanafilla e tyre shqipe. Ndërkohë, për ta përforcuar edhe më shumë këtë elaborim ai merr shembujt e monedhave të mbretërve ilirë, sikur të mbretit Bardhyl, në cilat mund të gjenden pa mëdyshje shkrimet e para shqipe. Apo edhe rastin e njohur të perëndeshës Athinë (Athene) e cila gabimisht për mijëra vjet është konceptuar si helene.
A.G.Hasanas, tregon se kjo krijese mitologjike e mençurisë, e strategjisë dhe e luftës, është një nga perënditë më të lashta pellazge konfirmuar dhe deklaruar se i përket një periudhe shumë herë më të lashtë se ajo e quajtur helene. Pra kemi të bëjmë me një emërtim para-grek. Se kjo është kështu dëshmohet nga vetë emri. Athena që i bie “At-Nëna” Pra fjala “AT” edhe sot e ruan kuptimin e dyfishtë “At- Zot( Zeus) dhe At-Ab; b;ab’ baba-prind”. Madje lutja në gjuhën shqipe “Në emër të Atit e të Birit, e Shpirtit të Shenjtë. Amen!”- vërteton katërçipërisht se fjala “At” është e pastër shqipe dhe e ka kuptimin “Zot=Perëndi” . Ndërkohë, emri “Athina është komponim i emrave “At” dhe “ Hëna” =”AT’HENA, ATHENA”. Pra, kemi “Ati-Diell- Zeus” dhe “Ate- Hëna” Athena=perëndi” .
Sidoqoftë, përtej këtij interpretimi etimologjik, Hasanas tregon edhe një përvojë personale se ku e kishte gjetur inspirimin për t’ia dedikuar jetën zbardhëllimit të gjuhës shqipe, ashtu siç e meriton. Ai tregon, se kur kishte shkuar në Greqi, por jo vetëm ai, kishte arritur ta mësonte këtë gjuhë për tre muaj. Diçka e paprecedent në shikim të parë. Mirëpo, thotë duke gjurmuar në thellësi të këtij “misteri”, unë pashë se shumë shqiptarë vetëm e gjetën gjuhën që po ashtu ishte e tyrja. Dhe që nga ajo kohë nuk i është ndarë kurrë këtij misioni sublim, pavarësisht faktit se nuk morri asnjë mbështetje nga institucionet shkencore dhe akademike. Por, mbase thotë sikur ta kisha pranuar një ndihmë të tillë, do të isha zhytur ne fodullokën a atyre që pretendojnë se bëjnë shkencë, por që realisht vetëm sa e kanë varrosur të vërteten e gjuhës shqipe.
Ndiqni intervistën: