Partia Demokratike e Kosovës gati para një viti ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkruan Arbëria TV.
Gjykata Kushtetuese sot i ka kthyer përgjigjen PDK-së duke konstatuar se kërkesa është e pranueshme.
Në lidhje me këtë temë, sot për Arbëria TV ka folur avokati i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Fetahu.
Ai tha se vendimi i Gjykatës konfirmon atë se ligji është bërë në mënyrë jokushtetuese
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është konfirmim i qartë dhe përfundimtar se Ligji për Byronë Shtëtërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme u hartua në tërësi në mënyrë jokushtetuese”, tha Fetahu.
Fetahu tutje thotë se ky vendim konfirmon të gjitha pretendimet e kësaj Partie në lidhje me këtë ligj.
“Fakti se Gjykata Kushtetuese sot e shpalli në tërësi Ligjin jokushtetues është konfirmim i të gjitha pretendimeve tona se ky ligj është në kundërshtim të plotë me parimet themelore kushtetuese si: sundimi i ligjit, dhe elementet që ngërthen ky parim siçështë ligjshmëria, siguria juridike, ndalimi arbitraritetit , çasja në drejtësi , mosdiskriminimi , respektimi i të drejtave të njeriut…”, tha ai për Arbëria TV.