Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Talentët e Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj dhe Medon Berisha vendosen rekorde me fanellën kuqezi në Euro 2024.

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli aventurën në Kampionatin Evropian, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë

Kuqezinjtë në tri ndeshjet e grupeve humben nga Italia me rezultat 2-1, barazuan 2-2 me Kroacinë dhe në fund u mposhten 1-0 nga Spanja.

Megjithatë, pati disa gjëra pozitive në këtë Kampionat Evropian dhe një nga to ishte paraqitja e lojtarëve të rinj.

Mario Mitaj, i konfirmuar tashmë si zgjedhje e parë në krahun e majtë të mbrojtjes dhe lojtari i ardhur nga ekipi i U-21, Medon Berisha, vendosen rekorde.

Mbrojtësi i majtë arriti në ndeshjen e parë ndaj Italisë, të thyej rekordin e Elseid Hysajt duke u bërë lojtari më i ri që luan me kombëtaren në një Kampionat Evropian.

Mitaj zhvilloi ndeshjet e parë me vetëm 20 vite, 10 muaj e 9 ditë, por disa ditë më vonë rekordi i tij u kthye nga bashkëlojtari i ri, Medon Berisha.

Mesfushori i talentuar i Lecces vendosi rekordin e ri me 20 vite, 8 muaj e 3 ditë, si lojtari më i ri që luan me kombëtaren në një Kampionat Evropian.

Powered by WordPress