Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Nita Latifi, ndau me ndjekësit një video nga shtrati me një mashkull, mirëpo zgjodhi të mos e zbulonte portretin e tij por publikoi vetëm krahun muskuloz.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, në Top Channel, këngëtarja e ka konfirmuar që është në një lidhje dashurie.
Por sërish zgjodhi të mos zbulojë më tepër rreth identitetit të tij por thjesht pranoi që është i dashuri i saj.
Madje kur në ekran u shfaq video që ajo vetë ka postuar në rrjetin social “TikTok”, duke qeshur u shpreh ‘nuk e kanë parë të shtëpisë, mbylleni’.
Por jo vetëm kaq, pasi Nita shtoi se ende nuk ka marrë propozim për martesë, por që do të dëshironte një dasmë të madhe.
Pjesë nga intervista:
Alesia: A është e vërtetë që je në një lidhje?
Nita: Gënjeshtër
Alesia: Gënjeshtër e madhe apo e vogël?
Nita: Është e vërtetë që jam në një lidhje
Alesia: Këtë donim të dinim, se po të më ndihmonte regjia tani ne mund të shohim edhe një video këtu
Nita: Nuk e kanë parë të shtëpisë këtë video, mbylleni
Alesia: Do na tregosh diçka më shumë, me çfarë merret? Se e dimë që as germa e as emra nuk thoni
Nita: Në momentin që kam hyrë në “Big Brother” e kam ditur që jeta ime personale do të shpartallohet, do të dalë në shesh.
Këtë video e kam postuar vetë në “TikTok”, edhe kjo është gjithçka që kam vendosë me shpalosë me njerëzit.
Besoj se shumë shpejt vjen koha që kam me treguar edhe gjëra të tjera.
Po shiheni, krahun jeni duke e parë
Manushi: E njoha nga krahu
Nita: Nuk është ai që po mendon
Manushi: Shumë afër nesh ky krah
Alesia: Kur do të martoheshe?
Nita: Do të martohem kur të më propozojnë
Alesia: Kur do të martohesh me këto krahë?
Nita: Unë kam qejf të bëj një martesë të madhe me familjarë, me kërcy, me pas një fustan shumë të bukur…
Alesia: Tani afër nuk kemi ndonjë plan?
Nita: Jo