Gazetari amerikan Wall Street Journal, Evan Gershkovich ndodhet sot në gjykatë për fillimin e gjyqit të tij me akuzën për spiunazh. Autoritetet lejuan shkurtimisht gazetarët të filmonin reporterin përpara se gjyqi të fillonte me dyer të mbyllura në qytetin e Yekaterinburg.
The espionage trial of detained US reporter Evan Gershkovich, who denies charges of collecting secrets for the CIA, starts in the Russian city of Yekaterinburg. The trial is being held behind closed doors. #Gershkovich #EvanGershkovich #trial #Reuters https://t.co/41RNhXqEO7
— Reuters (@Reuters) June 26, 2024
Evan Gerskovich ndodhet në burg që nga 2023 me akuza për spiunazh dhe është gazetari i parë amerikan që arrestohet në Rusi me akuza për spiunazh që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në 20 vjet burg.
Gazetari amerikan i Wall Street Journal, i cili ka punuar për AFP në Moskë nga viti 2020 deri në 2021 akuzohet se ka mbledhur “informacione të klasifikuara” për kompaninë ruse Uralvagonzavod, një kompani që prodhon tanke për luftën e Rusisë në Ukrainë në emër të CIA-s.
Ai, gazeta e tij dhe qeveria amerikane kanë mohuar akuzat, duke thënë se ai thjesht po bënte punën e tij si gazetar i akredituar nga Ministria e Jashtme ruse për të punuar atje./abcnews.al