Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Reshje shiu, shtrëngata dhe breshër në Shqipëri

Reshje shiu, shtrëngata dhe breshër në Shqipëri

Sot Shqipëria do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, paralajmëron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në ekstremin verior lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për tu lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugerëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranëisrave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 16 deri 31 gradë Celsius

Në zonat e ulëta 20 deri 35 gradë Celsius

Në zonat bregdetare 23 deri 35 gradë Celsius.

Themes by WordPress