Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ditë më parë djali i Vuçiqit u përfshi në përleshje, dje tifozët e Serbisë thirrën emrin e Putinit në mes të Mynihyt

Ditë më parë djali i Vuçiqit u përfshi në përleshje, dje tifozët e Serbisë thirrën emrin e Putinit në mes të Mynihyt

Dje Danimarka eliminoi Serbinë nga “EURO 2024”. Pak para ndeshjes, tifozët serbë kanë bërë një veprim të pritshëm, duke marrë parasysh lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe presidentit e saj Vladimir Putin.

Derisa të gjithë mbështetësit e futbollit shkojnë për të motivuar lojtarët para një ndeshje, tifozët serbë para se të fillojë një lojë në futboll glorifikojnë, lavdërojnë dhe thërrasin emrin e Putinit, njeriut që po bën krim në Ukrainë.

Një video e publikuar dje para ndeshjes Serbi-Danimarkë dëshmon se tifozët serbë të futbollit në qytetin e Mynihut dje kanë thirrur emrin e Vladimir Putinit.

Video është publikuar nga analisti polak Jakub Bielamowicz në një postim në X.

“Tifozët serbë të futbollit duke brohoritur “Vladimir Putin” në Mynih përpara ndeshjes Serbi-Danimarkë”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.