Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > “Shumë e kam dashtë, ama nuk o kon fat”, Xhensila Myrtezaj ia dedikon këtë Bes Kallakut?

“Shumë e kam dashtë, ama nuk o kon fat”, Xhensila Myrtezaj ia dedikon këtë Bes Kallakut?

Vetëm pak ditë pasi lansoi këngën “Lamtumirë”, Xhensila Myrtezaj bëri “lëmsh” sërish rrjetin me postimin e saj në Instagram.

Xhensila e cila është tejet e komentuar për ndarjen e spekuluar nga Bes Kallaku, bëri një postim ku mund t’ia ketë dedikuar sërish atij.

“Shumë e kam dashtë, ama nuk o kon fat!!!”, shkroi këngëtarja në një postim ku publikoi edhe dy imazhe nga paraqitja e saj në videoklip.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

 

Lind pyetja, nëse Xhensila mund të ketë bërë këtë deklaratë për Besin.

Por, nuk ishte vetëm ky postim që bëri lëmsh rrjetin.

Këngëtarja në këngën e saj të re “Lamtumirë” të cilën e solli në bashkëpunim me Ardian Bujupin dhe Noizyn, erdhi me një tekst tejet pikant.

Teksti emocional nga Xhensila ngriti shumë dilema nëse këngëtarja mund t’ia ketë kushtuar ish partnerit të saj.

Spekulimet për ndarje tashmë për një kohë të gjatë qarkullojnë në rrjetet sociale.

Powered by WordPress