Eurostat ka publikuar disa statistika rreth punës së popujve të ndryshëm në Evropë, transmeton Arbëria TV.
Në bazë të këtyre statistikave, në vitin 2023 numri mesatar i orëve javore të punës për personat e moshës 20-64 vjeç në punën e tyre kryesore në BE ishte 36.1 orë.
Ndërkaq, dallime vërehen në çdo shtet, po ashtu edhe në grupmosha të ndryshme.
Javët më të gjata të punës janë regjistruar në Turqi (44.2 orë), Serbi (41.7), Bosnje dhe Hercegovinë (41.4) dhe Greqi (39.0)
Tutje, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës pra gjithsej (32.2 orë), e ndjekur nga Austria me (33.6) dhe Norvegjia me (33.9)./Eurostat