Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Jeni të uritur vazhdimisht? Këto mund të jenë arsyet

Jeni të uritur vazhdimisht? Këto mund të jenë arsyet

Më poshtë renditen disa nga arsyet perse ndjejmë uri edhe kur jemi të ngopur.

Mungesa e gjumit

Gjumi është një nder rregullatorët kryesorë të konsumit të ushqimit, pasi lidhet me funksionin e dy hormoneve që sinjalizojnë urinë dhe ngopjen. Pagjumësia mund të shkaktoje ndjesinë e urisë së vazhdueshme dhe çrregullim të konsumit të ushqimit.

Dehidratimi

Sensorët e urisë dhe etjes janë vendosur shumë pranë në hipotalamusin e trurit. Kështu, etja mund të perceptohet si “uri” shumë lehtë. Bëni provë, kur të ndjeni uri të pashpjegueshme, konsumoni ujë në vend të ushqimit dhe prisni pak minuta. Ka shumë gjasa që uria të zhduket.

Stresi

Kur trupi gjendet nën stres, ai prodhon hormone të lidhura me të, që janë kortizoni dhe adrenalina. Këto dy hormone nxisin konsumin e energjisë në mënyrë që të përballojmë një situatë të vështirë, për ketë arsye sinjalizojnë trurin që të çlirojë hormone që shkaktojnë uri.

E ngrëna shpejt
Pas konsumit të një vakti, nevojiten rreth 20 minuta që truri të marrë sinjalin e ngopjes. Gjatë kësaj kohe, nëse vazhdojmë konsumin e ushqimit, ka shumë gjasa që të jemi duke marrë më shumë kalori nga sa na nevojitet. Është e nevojshme të hamë ngadalë dhe t’i japim kohë sinjaleve të brendshme të na udhëzojnë siç duhet.

Konsumi i ëmbëlsirave

Konsumi i sheqerit të thjeshtë, sidomos me stomakun bosh, shkakton rritje të menjëhershme të insulinës e cila e ul sheqerin me shumë seç duhet nga qarkullimi. Kur nivelet e sheqerit bien në gjak, truri ynë alarmohet dhe menjëherë jep “urdhër” të konsumohet sheqer për të stabilizuar glicerinën. Por ky është një alarm fals, pasi nëse presim disa minuta sheqeri do të stabilizohet vetvetiu me mekanizmat fiziologjikë të rregullimit të tij. Është logjike të kuptojmë se pas konsumit të një ëmbëlsire, apo të një vakti të pasur me karbohidrate të thjeshta, siç janë makaronat apo orizi, nuk ka nevoje me për sheqer tjetër, për të paktën disa orë.

Mungesa e yndyrave dhe/ose proteinave në ushqim

Ushqimi i varfër ne yndyra dhe proteina e lë organizmin të paplotësuar dhe sensori i urisë rri “i ndezur”. Marrja e yndyrave esenciale, si vaji i ullirit, gjalpi i bagëtive të rritura me gjelbërim, avokado, arrat, bajamet dhe farat e ndryshme ndihmon të ndjehemi me shpejt të ngopur, ndërsa marrja e proteinave ne çdo vakt ndihmon qe ngopja të zgjasë me shumë.

Powered by WordPress