Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sekuestrohet një revole me nëntë fishekë në Dumnicë të Podujevës

Sekuestrohet një revole me nëntë fishekë në Dumnicë të Podujevës

Policia në Prishtinë ka njoftuar se kanë sekuestruar një revole të tipit TT dhe nëntë fishekë te një shofer që e kishin ndaluar dhe kontrolluar në fshatin Dumnicë të Podujevës.

“Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë veturës dhe drejtuesit të saj në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.”

I dyshuari është S.H, i moshës 34 vjeçare.

Ndaj tij është iniciuar hetim për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

“Ndaj të dyshuarit; S. H, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Podujevë iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.”