Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest për ish-ministrin rus të mbrojtjes dhe shefin e tij ushtarak të shtabit për sulmin ndaj objektivave civilë në Ukrainë. Gjykata po e akuzon ish-ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit, Valery Gerasimov për krime lufte dhe krim kundër njerëzimit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka mirëpritur urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
“Ne shpresojmë t’i shohim ata pas grilave”, tha ai, raporton The Guardian.
“Ky vendim është tregues i qartë se drejtësia për krimet ruse kundër ukrainasve është e pashmangshme. Ajo tregon qartë se asnjë gradë ushtarake apo derë e kabinetit nuk mund t’i mbrojë kriminelët rusë nga përgjegjësia”, shtoi ai.