Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > POLITICO: Negociatorët pajtohen që von der Leyen, Costa dhe Kallas të marrin pozitat kyçe në BE

POLITICO: Negociatorët pajtohen që von der Leyen, Costa dhe Kallas të marrin pozitat kyçe në BE

Gjashtë liderët e BE-së që vendosin për punë kryesore të bllokut janë dakorduar që gjermanja Ursula von der Leyen, portugezi Antonio Costa dhe estonezja Kaja Kallas të marrin pozitat më të lartë në Komision Evropian, Këshill Evropian dhe Shërbimin e Politikës së Jashtme.

Kështu raporton POLITICO bazuar në pesë zyrtarë të BE-së.

Gjashtë negociatorët janë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri polak Donald Tusk (për Partinë Popullore Evropiane), kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, kancelari gjerman Olaf Scholz (për socialistët), presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri holandez Mark Rutte (për liberalët).

Hapi tjetër do të jetë takimi i liderëve të BE-së në Bruksel të enjten, ku të tre emrat do t’u paraqiten krerëve të shteteve dhe qeverive për miratim./Express/