Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vidhen disa armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dëmi mbi 150 mijë euro

Vidhen disa armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dëmi mbi 150 mijë euro

Disa persona të panjohur kanë hyrë në një polygon të shenjëtarisë në Gjakovë, ku kanë vjedhur disa armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 00:55, kemi pranuar informatë se persona deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dhe nga aty kanë vjedhur disa armë zjarri. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “vjedhje e rëndë””, tha Elezaj.

Ai shtoi se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.

Ndërkaq, pronari i poligonit “Patrioti”, Fitim Krasniqi, ka treguar për Express se janë vjedhur mbi 85 armë dhe vlera e tyre është mbi 150 mijë euro.

“Mbi 85 armë, tash jemi duke i verifikuar, vlera është diku mbi 150 mijë euro. S’kemi asnjë dyshim, për këto gjëra është duke u marrë Policia e Kosovës”, tha Krasniqi.