Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Për një ditë u zhdukën tre persona në Kosovë, policia jep detaje

Për një ditë u zhdukën tre persona në Kosovë, policia jep detaje

Sipas policisë dy raste të zhdukjes së dy grave janë raportuar në Vushtrri.

Ndërkaq, një burrë në Prizren poashtu u largua nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Raporti i plotë i policisë:

Prizren / 22.06.2024 – 21:00. Me 24.06.2024 një femër kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon të hetohet.

Vushtrri / 24.06.2024 – 05:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.

Vushtrri / 22.06.2024 – 04:30. Me 24.06.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.