Avokati, Yll Zekaj ka thënë se vetëdijësimi i popullsisë Kosovar nuk e ka mendësinë e preventives por të dënimit dhe masave ndëshkuese.
Zekaj në “Five” të Dukagjinit potencoi se radarët e Policisë së Kosovës nuk ka nevojë të jenë në pjesë dhe rrugë të fshehura por në një vend static por duke shpërndarë preventivën që masat ndëshkuese të jenë ndikuese tek personat e tjerë që të mos kryejnë vepra penale.
Sipas Zekaj, Policia e Kosovës e ka qëllimin e masës ndëshkuese ndaj qytetarëve e jo preventivën që ata të jenë personat që ndikojnë tek të tjerët për shkeljen e rregullave të komunikacionit.
“Qëllimet e dënimet janë që të ndikojnë në preventivën e tjetrit, që të ndikohen e të mos kryejnë vepra penale. Aksidentet me fatalitet po nënkuptojmë me një politikë ndëshkimore joadekuate me kryesin. Kemi raste të njëjta dhe dënime të ndryshme. Dështimet po kemi vazhdimisht, fillimisht në preventivën, nuk po kemi edukim të caktuar të masës për moskryerjen e veprave penale. Pastaj edhe kemi vende të identifikuara si të rrezikshme dhe nuk marrim asnjë masë qoftë tek “kthesa e vdekjes apo rruga e vdekjes”. Nuk kemi marrë masa për të përmirësuar dhe evidentuar infrastrukturën e asaj rruge. Policia dhe zbatuesit e ligjit e kanë mendësinë e dënimit dhe jo të preventives para marrjes së dënimit. Edhe kur e shohim Policinë e Kosovës janë në vende të fshehura me qëllimin për të dënuar dike. Nuk ka nevojë për radar të fshehur por të jenë statik”, tha Zekaj.