Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Jashari i Lëvizjes për Braktisjen e Islamit dhe Musliu përballen në Frontal, hoxha s’e përshëndet

Jashari i Lëvizjes për Braktisjen e Islamit dhe Musliu përballen në Frontal, hoxha s’e përshëndet

Në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin në T7 këtë të hënë në studio të ftuar ishin Pajazit Jashari nga Lëvizja për Braktisjen e Fesë Islame dhe Osman Musliun, imam nga Drenasi.

Musliu nuk e përshëndeti Jasharin.

“Këtë s’po e përshendeti se nuk e meriton me e përshëndet, këta janë një lidhje e dështume prej fillimit. Nuk po flas për eksremitsat fetarë se këta edhe ata janë dy ekstreme që po e dëmtojnë shoqërinë tonë”, tha ai.

Debati nisi menjëherë kur hoxha e quajti të konvertuar bashkëbiseduesin.

“Unë ma së pari këta i kam pa në një stallë të lopëve atje në Deçan se njëherë e kanë mbajtë një takim në një restaurant, tani pronari i ka përzënë prej atje kur e ka mësu arsyen”, tha Musliu.