Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > AIP kërkon nga komunat mbrojtje të të dhënave dhe sigurimin e qasjes në dokumente

AIP kërkon nga komunat mbrojtje të të dhënave dhe sigurimin e qasjes në dokumente

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë thirrje për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-081 dhe Ligjin Nr. 06/L-082.

Gjatë takimeve informuese me kryetarët dhe nënkryetarët e 38 komunave të Kosovës, Agjencia ka kërkuar caktimin e zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe për Qasje në Dokumente Publike, zhvillimin e politikave të privatësisë, anonimizimin e të dhënave personale gjatë publikimit të dokumenteve, dhe publikimin proaktiv të dokumenteve publike në uebfaqet zyrtare.

Takimet janë mbajtur me përfaqësuesit e komunave Shtime, Ferizaj, Suharekë, Pejë, Klinë, Gjakovë, Deçan, Obiliq, Hani i Elezit, Kamenicë, Gjilan, Prishtinë, Dragash, Prizren, Skenderaj, Viti, Kaçanik, Vushtrri, Podujevë, Lipjan, Zubin Potok, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jug, Zveçan, Leposaviç, Graçanicë, Kllokot, Partesh, Ranillug, Novobërd, Fushë Kosovë, Malishevë, Rahovec, Mamushë, Shterpcë, Istog, Gllogoc dhe Junik.