Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për takim të përbashkët në prani të Borell, BE del me njoftim se çka pritet të mërkurën

Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për takim të përbashkët në prani të Borell, BE del me njoftim se çka pritet të mërkurën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen të mërkurën në Bruksel.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell do t’i presë fillimisht ata, siç thuhet në një njoftim të BE-së.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh”, thuhet në njoftim.

BE thotë se në takime do të analizohet ajo që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Borrell dhe “do të fokusohen në rrugën përpara”.

“Do të ketë deklarata për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë përpara dhe në fund të takimeve në ndërtesën e EEAS”, thuhet në njoftim.