Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bislimi në takimin lamtumirës me ambasadoren Holandës flet për anëtarësimin në BE

Bislimi në takimin lamtumirës me ambasadoren Holandës flet për anëtarësimin në BE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Bislimi e falënderoi ambasadoren për kontributin, punën dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit ndaj Kosovës, veçanërisht në progresin, zhvillimin dhe rrugëtimin drejt integrimit evropian të vendit tonë.

“Diskutuan dhe mbi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian, dhe përgatitjet e vendit tonë në kuadër të Planit të Rritjes si instrument i rëndësishëm në përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova është vendi i parë i cili ka dërguar drejt Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe agjendën e reformave, duke dëshmuar jo vetëm nivelin e përgatitjes, por edhe vullnetin dhe gatishmërinë për hapa të rëndësishëm tutje”, thuhet në njoftim.