Me rastin e nderimit nga kryetari i LDK-s Lumir Abdixhiku, me dekoratën Dr. Ibrahim Rugova, Gjenerali në pension amerikan Wesley Clark, i cili e kishte drejtuar fushatën e bombardimeve ajrore të NATO-s në vitin 1999 kundër forcave paralimitare ushtarake dhe policore të ish-federatës Jugosllave ka deklaruar se “ka vetëm një arsye pse intervenimi i NATO-s në Kosovë kishte sukses, në dallim nga ai Irak, Afganistan dhe Libi, sepse ky sukses quhet LDK”, raporton TV Arbëria.
Në lidhje me këtë çështje, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në një prononcim eksluziv për TV Arbëria, ka deklaruar se “një konstatim i tillë nuk qendron dhe çdo kush ka të drejtë të bëjë propagandë për vete”.
Haliti ndër të tjera thotë se intervenimi i NATO-s në Kosovë nuk është vendim i zotit Clark, por është vendim politikë i shteteve anëtare të NATO-s.
“Intervenimi i NATO-s në Kosovë nuk është vendim i zotit Clark e para, është vendim politik i shteteve anëtare të NATO-s dhe zoti Clark ka komanduar me forcat e NATO-s”, është shprehur ai.
Më tej, ai thekson se NATO këtë vendim e ka marrë për t’i ndërprerë krimet, gjenocidin dhe spastrimin etnik që Serbia i ka bërë në Kosovë.
“NATO ka marrë vendim për shkak të krimeve që Serbia ka bërë në Kosovë dhe për shkak të gjenocidit dhe spastrimit etnik që e ka bërë në Kosvë, për t’i ndërprerë krimet dhe spastrimin etnik”.
Sa i përket dekaratës së Clark, Haliti është shprehur se çdo kush ka të drejtë të bëjë propagandë për vete, duke shtuar se një konstatim i tillë nuk qëndron.
“Nuk e di ne kemi qenë të zotit Clark, sa kemi qenë në Rambuje, kemi qenë i gjithë delegacioni dhe kemi biseduar me të, por mendoj që çdo kush ka të drejtë të bëjë propagandë për vete, por një konstatim i tillë nuk qëndron”, tha Haliti për TV Arbëria.