Shqipëri – Spanjë do të mbyllë nesër(21:00) rrugëtimin e dy përfaqësueseve në grupin B.
Spanja e luan këtë ndeshje për statistikë, pasi ka siguruar kualifikimin për më tej si vend i parë. Në anën tjetër Shqipëria do ia dilte me siguri vetëm përmes fitores në Dyseldorf.
Në një prononcim për TV Klan, trajneri i Spanjës De La Fuente ka treguar vlerësim për Shqipërinë, por shton se dëshiron vetëm të fitojnë.
“Personalisht duke njohur Shqipërinë nuk është se jemi befasuar shumë. E dimë që është skuadër shumë e mirë dhe me potencial. Ka trajner shumë të mirë, mund të jetë surprizë shumë e madhe në këtë kampionat.
Mëshira në futboll nuk duhet të ekzistojë. Ne kemi respekt maksimal. Shqipëria mund të befasojë çdo rival, duhet të kesh përqëndrim maksimal nga fillim. Nesër uroj të jetë ndeshje e mirë. Ne duam të fitojmë padyshim. Do jetë spektakël i vërtetë dhe ndeshje e jashtëzakoshme për t’u parë”, u shpreh de la Fuente