Edhe pse Anglia është tashmë një këmbë në fazën e 1/8ave të Euro 2024 dhe nuk mund të përfundojë më poshtë se vendi i tretë në grupin e saj (C), publiku dhe kritikët po bëjnë thirrje për rikthimin në stilin e një ekipi kombëtar që ka mjaft kreativitet, por deri tani, ndaj Serbisë dhe Danimarkës, “Tre Luanët” duket se kanë luajtur me frena dore.
I pranishëm në konferencën për shtypin pasditen e sotme para ndeshjes kundër Sllovenisë, të planifikuar për të martën në mbrëmje (21:00), ishte kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane. Nisur nga kritikat e marra nga ish-lojtarët e futbollit dhe të Premier League-s, që nuk e kanë parë kombëtaren në formë të shkëlqyer, sulmuesi i Bayernit deklaroi:
“Nuk do të doja kurrë të mos respektoja asnjë lojtar që ka veshur fanellën dhe që e di se çfarë do të thotë të luash për Anglinë. Ish-lojtarët dhe komentuesit duhet ta dinë se është shumë e vështirë të mos i dëgjosh, ata kanë një përgjegjësi: njerëzit kujdesen për atë që thonë”, tha sulmuesi aktual i Bayernit.
Duke vazhduar me një të vërtetë të sinqertë për Anglinë. Kane shtoi: “Të gjithë kanë mendimin e tyre dhe ne nuk kemi fituar asgjë për një kohë të gjatë, ky është realiteti.
Është e vështirë të luash në këto turne të mëdhenj. Unë do të thosha se mbaj mend se si ishte të vishje fanellën, dhe se fjalët e tyre dëgjohen. Ne, të gjithë, duam të fitojmë, ata duan që ne të fitojmë dhe prandaj do të ishte më mirë t’u besojmë djemve”.