Ivan Balliu, që ndryshe shihet si zëvendësuesi i Elseid Hysajt, ka folur në prag të ndeshjes kundër Spanjës. Sulmi i iberikëve është i frikshëm, por lojtari i Kombëtares shqiptare tregon për “Mundo Deportivo” se është i gatshëm pasi i njeh kundërshtarët.
“Historia e Lamine Yamal është e pabesueshme, të bën të mendosh kur e kupton që ai është vetëm 16-vjeç. Këtë e diskutuam edhe me shokët e kombëtares dhe nisëm të mendonin se çfarë kishim bërë ne në moshën 16-vjeçare. Unë as që e mbaj mend veten në atë moshë.
Nga ana tjetër, Lamine është një nga lojtarët më të mirë në botë, ndoshta edhe më i mirë. Imagjinojeni pak në të ardhmen se çfarë mund të arrijë.
Duhet ta mbyllim mirë dhe të mos i lejojmë hapësira sepse përndryshe të shkakton shumë probleme. I njëjti diskutim vlen edhe për Nico Williams, janë shum të shpejtë dhe arrijnë të xjerrin mbrojtjen kundërshtare nga ekuilibrat. Është shumë e vështirë për t’i ndalur. Megjithatë, unë jam gati për të luajtur, nuk ka asnjë në Shqipëri që e njeh më mirë se unë”.
Tashmë është momenti i Sylvinhos për të ndarë dilemën, do të jetë Hysaj apo Balliu startues. Kujtojmë se ky takim merr jetë në Dyseldorf. Pikërisht të hënën, më 24 qershor ora 21:00 do të vendosen fatet e grupit B në Euro 2024.