Futjet e shpeshta të tifozëve në fushë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani kanë bërë që UEFA të marrë masa të rrepta.
Në ndeshjen e së shtunës në Dortmund ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë (3:0), shikuesit dolën disa herë në fushë dhe objektiv për “selfie” ishte Cristiano Ronaldo.
“Do të merren masa shtesë sigurie në stadiume për të përmbushur më tej kërkesat e turneut dhe për të parandaluar incidente të tilla”, tha UEFA, pa specifikuar ndonjë masë specifike.
“Siguria në stadium, në fushë dhe në ambientet e ekipit është prioriteti kryesor i UEFA-s, DFB-së gjermane dhe organizatorëve të Kampionatit Europian”, theksoi UEFA, duke theksuar pasojat ligjore për ata që hyjnë në fushë pa autorizim.
“Çdo hyrje në fushë nga një person i paautorizuar është shkelje e rregullave të stadiumit dhe do të rezultojë në largim nga stadiumi, ndalim nga të gjitha ndeshjet e Europianit dhe akuza penale për hyrjen në fushë”.