Xhiroja e tretë e Euro 2024 në fazën e grupeve do të luhet sot, që do të thotë se raundi i 1/16 po fillon të marrë formë. Dy ekipet e para në secilin grup dhe katër skuadrat më të mira të vendeve të treta, do të avancojnë në mesin e 16 kombëtareve më të mira.
Grupi A
23 qershor: Zvicër (4 pikë) vs Gjermani (6 pikë), Skoci (1 pikë) vs Hungari (0 pikë)
Gjermania është kualifikuar në mesin e 16 më të mirave. Ata do ta fitojnë grupin në rast se evitojnë humbjen ndaj Zvicrës.
Zvicra do të kualifikohet tutje në rast se eviton humbjen ndaj Gjermanisë ose Skocia dështon që të fitojë ndaj Hungarisë. Nëse Zvicra humbet dhe Skocia fiton atëherë vendimi do të merret bazuar në goldallim, pastaj në numrin e golave të shënuar, numrin e kartonëve të verdhë dhe renditjen në kualifikimet e Evropianit. Zvicra do ta fitojë grupin në rast se mposht Gjermaninë.
Skocia do të kualifikohet si e dyta në Grupin A në rast se mposhtin Hungarinë dhe Zvicra humbet ndaj Gjermanisë, duke marrë parasysh se Skocia do përfundonte mbi Zvicrën bazuar në kriteret e përmendura. Skocia do të eliminohet në grupe në rast se humbasin.
Hungaria nuk mund të përfundojë në dy pozitat e para dhe do ta kenë të pamundur kualifikimin tutje në rast se nuk e mposhtin Skocinë.
Grupi B
24 qershor: Shqipëri (1 pikë) vs Spanjë (6 pikë), Kroaci (1 pikë) vs Itali (3 pikë)
Spanja është kualifikuar në raundin tjetër si fituese e Grupit B.
Italia do të kualifikohet në mesin e 16 më të mirave si vendi i dytë në rast se evitojnë humbjen ndaj Kroacisë. Italia do të eliminohet në rast se ata humbasin dhe Shqipëria mposht Spanjën.
Shqipëria do të kualifikohet në mesin e 16 më të mirave si vendi i dytë në rast se mposhtin Spanjën dhe Kroacia mposht Italinë, duke marrë parasysh se Shqipëria përfundon mbi Kroacinë bazuar në kriteret e përmendura më lartë.
“Kuqezinjtë” do të eliminohen në grupe në rast se humbasin ose nëse barazojnë dhe Kroacia mposht Italinë.
Kroacia do të kualifikohet si vendi i dytë nëse mposhtin Italinë dhe Shqipëria nuk ia del ta mposhtë Spanjën (nëse fiton Shqipëria gjithashtu, Kroacia dhe Shqipëria do ta ndajnë vendin e dytë dhe të tretë sipas kritereve). Kroacia do të eliminohet në rast humbje, ose nëse barazojnë dhe Shqipëria eviton humbjen.
Grupi C
25 qershor: Angli (4 pikë) vs Slloveni (2 pikë), Danimarkë (2 pikë) vs Serbi (1 pikë)
Anglia do të kualifikohet tutje nëse evitojnë humbjen ndaj Sllovenisë ose Danimarka nuk arrin ta mposhtë Serbinë. Anglia do ta fitojë grupin nëse mposhtin Slloveninë ose Anglia barazon dhe Danimarka nuk fiton. Nëse Anglia barazon dhe Danimarka fiton, ata do të ndajnë pozitën e parë dhe të dytë bazuar në kriteret e përmendura më lartë. Anglia nuk mund të përfundojë më poshtë se pozita e tretë.
Danimarka do të kualifikohet tutje nëse mposht Serbinë. Nëse Danimarka dhe Sllovenia barazojnë të dyja, atëherë do të ndajnë vendin e dytë dhe të tretë bazuar në kriteret e përmendura, e njëjta ndodhë nëse Danimarka dhe Sllovenia fitojnë (ose Danimarka dhe Anglia, nëse Danimarka fiton dhe Anglia barazon) ose vendi i tretë dhe i katërt nëse Danimarka dhe Sllovenia humbasin të dyja.
Danimarka do të eliminohet nëse ata humbasin dhe Sllovenia eviton humbjen.
Sllovenia do të kualifikohet tutje nëse mposht Anglinë. Sllovenia do ta fitojë grupin nëse fitojnë dhe Danimarka nuk fiton. Nëse Sllovenia dhe Danimarka fitojnë të dyja, ato do të ndajnë vendin e parë dhe të dytë bazuar në kriteret e përmendura.
Serbia do ta ketë të pamundur të kualifikohet nëse humbet, ose nëse barazojnë dhe Sllovenia eviton humbjen.
Grupi D
25 qershor: Holandë (4 pikë) vs Austri (3 pikë), Francë (3 pikë) vs Poloni (0 pikë)
Holanda do të kualifikohet tutje nëse evitojnë humbjen ndaj Austrisë. Holanda do ta fitojë grupin nëse ata fitojnë dhe Franca nuk fiton, ose nëse Holanda barazon dhe Franca humbet. Holanda do të përfundojë e dyta në grup nëse barazojnë dhe Franca fiton. Nëse që të dyja kombëtaret fitojnë ose barazojnë, ato do të ndajnë vendin e parë dhe të dytë bazuar në kriteret e përmendura.
E njëjta ndodhë nëse që të dyja humbasin, pasi do të ndanin vendin e dytë dhe të tretë bazuar në kriteret e përmendura.
Franca do të kaulifikohet tutje nëse eviton humbjen ndaj Polonisë ose nëse Austria nuk mposht Holandën. Franca do ta fitojë grupin nëse ata fitojnë dhe Holanda nuk fiton.
Austria do të kualifikohet tutje nëse mposhtin Holandën. Austria do ta fitojë grupin nëse fitojnë dhe Franca nuk fiton. Nëse Austria barazon dhe Franca humbet, Austria do të përfundojë e treta mbrapa Francës për shkak të rekordit kokë më kokë.
Polonia tashmë e kanë të pamundur të kualifikohen dhe renditen në vendin e katërt.
Grupi E
26 qershor: Sllovaki (3 pikë) vs Rumani (3 pikë), Ukrainë (3 pikë) vs Belgjikë (3 pikë)
Rumania do të kualifikohet tutje nëse evitojnë humbjen ndaj Sllovakisë. Rumania do ta fitojë grupin nëse fitojnë dhe Belgjika nuk e mposht Ukrainën. Nëse të dy ndeshjet përfundojnë baras, Rumania do të përfundonte e para nëse Belgjika nuk shënon më shumë gola në ndeshjen e tyre. Rumania do ta kishte të pamundur kualifikimin nëse humbasin dhe Ukraina eviton humbjen.
Belgjika do të kualifikohet tutje nëse evitojnë humbjen ndaj Ukrainës. Belgjika do ta fitojë grupin nëse fitojnë dhe Sllovakia nuk e mposht Rumaninë, ose nëse të dyja ndeshjet përfundojnë baras dhe Belgjika shënon më shumë gola se sa Rumania në ndeshjen e fundit. Belgjika nuk do të kualifikohet tutje nëse humbet dhe Rumania eviton humbjen.
Sllovakia do të kualifikohet tutje nëse mposhtin Rumaninë. Sllovakia do të përfundojë e treta nëse barazojnë. Sllovakia do të përfundojë e para nëse fitojnë dhe Ukraina nuk e mposht Belgjikën. Sllovakia nuk do të kualifikohet nëse humbasin dhe Belgjika eviton humbjen.
Ukraina do të kualifikohet tutje nëse mposht Belgjikën. Ukraina do të përfundonte e para nëse fitojnë dhe Rumania nuk e mposht Sllovakinë. Ukraina do përfundonte e treta nëse barazojnë dhe nëse ndeshja tjetër nuk përfundon baras. Ukraina nuk do të kualifikohet nëse humbasin dhe Rumania eviton humbjen, ose nëse të dy ndeshjet përfundojnë baras.
Grupi F
26 qershor: Gjeorgji (1 pikë) vs Portugali (6 pikë), Çeki (1 pikë) vs Turqi (3 pikë)
Portugalia është kualifikuar tutje si fituese e grupit
Turqia do të kualifikohet si e dyta në grup nëse evitojnë humbjen ndaj Çekisë. Turqia nuk do të kualifikohet nëse humbasin dhe Gjeorgjia mposht Portugalinë.
Çekia do të avancojë tutje si e dyta në grup nëse mposhtin Turqinë dhe Gjeorgjia nuk fiton ndaj Portugalisë. Nëse Çekia dhe Gjeorgjia fitojnë të dyja, do të ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në kriteret e përmendura. Çekia do të përfundonte e treta nëse barazojnë dhe Gjeorgjia nuk fiton. Çekia nuk do të kualifikohej nëse humbasin.
Gjeorgjia do të kualifikohej si e dyta në grup nëse mposhtin Portugalinë dhe Çekia mposht Turqinë, pasi Gjeorgjia përfundon mbi Çekinë bazuar në kriteret e përmendura më lartë. Gjeorgjia nuk do të kualifikohet nëse barazojnë dhe Çekia eviton humbjen.
Si zgjidhen katër skuadrat më të mira të vendit të tretë
Referuar nenit 21.03, rezultatet e ekipeve të vendeve të treta krahasohen në bazë të tre ndeshjeve të tyre në fazën e grupeve, sipas kritereve të mëposhtme:Numri më i madh i pikëve
1/Numri më i madh i pikëve
2/Goldallimi
3/Numri më i madh i golave të shënuar
4/Numri më i madh i fitoreve
5/Totali i pikëve bazuar vetëm në kartonët e verdhë dhe të kuq të marrë në të gjitha ndeshjet e grupit (karton i kuq = 3 pikë, karton i verdhë = 1 pikë, përjashtim për dy kartonë të verdhë në një ndeshje = 3 pikë)
6/ Pozicioni në renditjen e përgjithshme të kualifikueseve të Evropianit./Telegrafi/