Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Mikel Arteta i jep “dritën e gjelbër” Arsenalit për transferimin e top yllit suedez

Mikel Arteta i jep “dritën e gjelbër” Arsenalit për transferimin e top yllit suedez

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta raportohet se i ka dhënë dritën e gjelbër klubit për të përfunduar blerjen e një lojtari i cili mund të definojë sezonin 2024/2025.

“Topçinjtë” përfunduan në pozitën e dytë në dy sezonet e fundit në Ligën Premier, me Manchester Cityn që i mposhti ata në betejën për titull në të dyja rastet.

Arsenali e çoi “luftën” deri në fund dhe këtë verë janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha parash për t’i dhënë fund dominimit të Cityt.

Arteta raportohet se është i etur për të transferuar një mbrojtës të majtë, një mesfushor partner për Declan Rice dhe një sulmues.

Teksa sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen do të ishte një “transferim ëndrrash” për Arsenalin, klauzola e tij prej 120-130 milionë eurosh e ka bërë marrëveshjen vështirë të realizueshme.

Si një alternativë e tij, Arteta i ka thënë dritën e gjelbër drejtorit sportiv Edu që ta mbyll marrëveshjen për sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres.

Sipas gazetës portugeze Leonino, Arsenali do të nënshkruajë me Gyokeres në një marrëveshje prej 90 milionë eurosh, me bonuse që mund të mbërrijnë deri në 120 milionë.

Kjo shumë do ta bënte Gyokeres blerjen e dytë më të shtrenjtë në histori të Arsenalit, pasi vetëm verën e kaluar ata kanë paguar 105 milionë euro për shërbimet e Declan Rice.

Sulmuesi suedez ka shënuar 43 gola dhe ka asistuar në 15 të tjerë në 50 ndeshje sezonin e kaluar, duke e bindur Artetën se ai është lojtari i cili po i mungon ekipit të tij për të fituar tituj./Telegrafi/

Powered by WordPress