Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Begaj nis vizitën dyditore në Kosovë, do të nderojë ish-luftëtarët e UÇK

Begaj nis vizitën dyditore në Kosovë, do të nderojë ish-luftëtarët e UÇK

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj nisi sot një vizitë dyditore në Kosovë.

Sipas një njoftimi zyrtar, Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime në 3 komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës.