Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Belgjikës dhe Rumanisë, e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 1:0 për belgët, shkruan Gazeta Express.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi qysh në start të ndeshjes.
Ishte Yuri Tielemans i cili realizoi pas rreth 70 sekondave lojë, pas asistimit të Lukakut.