Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Humolli: Kurti vazhdon me takime që nuk i ndihmojnë paqes në Ballkan, ende nuk mori mësim nga kjo politikë e gabuar

Humolli: Kurti vazhdon me takime që nuk i ndihmojnë paqes në Ballkan, ende nuk mori mësim nga kjo politikë e gabuar

Më 26 qershor kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takohen në Bruksel. Kjo në kuadër të dialogut mes dy shteteve të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në lidhje me këtë takim ka folur deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ku thotë se Albini po vazhdon me takime që nuk i ndihmon paqes në Ballkan ku ende nuk ka marrë mësim nga politika e gabuar deri më tani.

Tutje Humolli potencon se ky takim duket si një takim përshendetës me Lajçakun, ai shprehet se Lajçaku dhe Vuçiqi janë përfaqësues të shovenizmit prosllav.

“Po duket takim përshëndetës me Lajçakun dhe lojën që e ka bërë në kurriz të popujve të ballkanit. Se Lajçaku dhe Vuçiqi të dy janë përfaqësues të shovenizmit prosllav. Kurse Albini vazhdon me takime që nuk i ndihmon paqes në Ballkan, nuk ka marrë mësim nga politika e gabuar deri tani”, përfundoi Humolli për Gazeta Blic.