Llapi ka vazhduar me transferime në afatin kalimtar veror, duke përforcuar skuadrën për sezonin e ri.
Qendërmbrojtësi i talentuar kosovar, Taulant Lutfiu është transferimi më i ri i klubit llapjan.
Bëhet fjalë për një mbrojtës të talentuar i cili është lindur dhe rritur në Gjenevë të Zvicrës dhe tani do të jetë nën urdhrat e trajnerit Tahir Batatina.
Lutfiu është një talent i madh dhe kërkon të shkëlqejë edhe në futbollin kosovar.
Njoftimi i plotë KF Llapi:
Komunikatë Zyrtare: Taulant Lutfiu
Klubi Futbollistik Llapi komunikon marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin Taulant Lutfiu.
23-vjeçari bashkohet me klubin pas eksperiencave disa vjeçare në Zvicërr, teksa formimin si futbollist e ka pasur në klubet si: Meyrin FC, Urania Genève Sport, FC Versoix.
Lutfiu do jetë i projektuar për të ardhmen e klubit si futbollist përspektiv.