Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 42 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në veri të Gazës

42 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në veri të Gazës

Të paktën 42 persona janë vrarë në sulmet izraelite në distriktet al-Tuffah dhe al-Shati të Gazës, tha për Reuters Ismail Al-Thawabta, drejtori i zyrës së mediave qeveritare të Hamasit.

Një sulm izraelit në shtëpitë në al-Shati, një nga tetë kampet historike të refugjatëve të Rripit të Gazës, vrau 24 njerëz, tha zëdhënësi,raporton SkyNews.

18 palestinezë të tjerë u vranë në një sulm ndaj shtëpive në lagjen al-Tuffah.

Ushtria izraelite ka lëshuar një deklaratë të shkurtër duke thënë, “Pak kohë më parë, avionët luftarakë të IDF-së goditën dy objekte të infrastrukturës ushtarake të Hamasit në zonën e qytetit të Gazës”.