Pas disfatës me Spanjën, Italinë e pret ndeshja ndaj Kroacisë që luhet në kuadër të Grupit B, të hënën.
Dy ditë para sfidës ndaj kroatëve për medie ka folur shefi i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon, i cili tha se ata bën që Shqipëria të dukej një skuadër inferiore.
Ai theksoi se tashmë skuadrës i duhet të rigjejë sigurinë në fushë ndërsa u shpreh i bindur se me Kroacinë do të jetë një tjetër ndeshje nga ajo me Spanjën.
“Ndaj Kroacisë do të jetë një tjetër ndeshje në krahasim nga ajo me Spanjën. Ne ishim të zotët që e bëmë Shqipërinë të dukej një skuadër inferiore. E patë se sa shumë vuajti Kroacia ndaj Shqipërisë? Ndërkohë, edhe ne patëm shumë vështirësi me Spanjën dhe ata na bënë të dukeshim inferior, por nuk jemi të tillë. Ndaj Kroacisë do të bëjmë një tjetër lloj performance dhe jam i sigurt se pas ndeshjes me kroatët do të flasim ndryshe”, u shpreh Buffon.