Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Shkak i vetaksidentit mësohet të jetë humbja e kontrollit të drejtimit të veturës.
Ndërkaq të lënduar janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.
Rastin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës , pasi shoferi ka humbur kontrollin e automjetit. Si pasojë janë lënduar dy persona ku të njëjtit janë duke marr trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit”, tha Gashi.
Lidhur me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
Po ashtu një postim kanë bërë edhe organizata vullnetare e zjarrfikësve, ku kanë treguar për ndërhyrjen e tyre për t’i shpëtuar të lënduarit.