Pas dështimit të Norvegjisë për t’u kualifikuar në Euro 2024, Erling Haaland ka nisur pushimet me të dashurën e tij, Isabel.
Ylli i Manchester City, është parë duke shijuar pushimet verore në një jaht në Itali, shkruan The Sun
Derisa bashkë-lojtarët e tij të ekipit sikurse Kevin de Bruyne, Bernardo Silva dhe Kyle Walker janë angazhuar në Kampionatin Evropian, Haaland po relaksohet.
Ai fillimisht bëri një udhëtim në Kanë dhe më pas në Marbella me miqtë e tij.
Megjithatë, ai së fundmi u pa në një jaht në Capri, një ishull piktoresk në Gjirin e Napolit të Italisë.
Haaland ishte me partneren e tij Isabel, me të cilën ka një lidhje të veçantë.
Ylli i Manchester Cityt u njoftua me të dashurën e tij kur të dy po luanin futboll në Norvegji. Ajo ka qenë pranë tij në momentet kulminante të futbollistit.