Blog Post

Arbëria TV > Yje > Heidi Klum hëngri krahë pule me salcë pikante, filloi të zhvishej në emision duke mbetur vetëm me sytjena

Heidi Klum hëngri krahë pule me salcë pikante, filloi të zhvishej në emision duke mbetur vetëm me sytjena

Modelja e njohur gjermane, Heidi Cloom ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Hot Ones”, një emision ku të ftuarit hanë krahë pule me salca pikante, dhe të njëjtën kohë u përgjigjen pyetjeve.

E kësaj sfide, iu bashkua së fundmi edhe modelja e njohur Cloom.

Teksa u përgjigjej pyetjeve për jetën e saj, 51-vjeçarja, hante krahë pule dhe pinte qumësht nga një shishe qelqi për të zbutur shijen pikante.

Situata më pas filloi të nxehej më shumë kur Cloom nuk po duronte dot shijen e djegstë.

Nga sikleti, ajo filloi të zhvishej në mes të emisionit duke hequr këmishën e saj dhe vazhdoi intervistën me sytjena të kuqe.