Mbrëmë në rrugën “Musa Tolaj” në Prishtinë është gjetur trupi i pa jetë i një burri, shkruan Arbëria TV.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Musa Tolaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, potencoi ajo për Arbëria TV.
Tutje, Ahmeti bëri të ditur se hetimet lidhur me këtë rast tashmë kanë filluar.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vdekje natyrale, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha zëdhënësja e Policisë./Arbëria TV/