Apple ka prezantuar Apple Exchange TRX, dyqanin e parë në Malajzi, i vendosur në TRX të Kuala Lumpur – që është shkurtim i Tun Razak Exchange, një zonë biznesi.
Bëhet e ditur se në Apple Exchange TRX janë të punësuar mbi 160 anëtarë të ekipit, dyqani i të cilëve do të hapet më 22 qershor.
Siç raportohet, dyqani do të ofrojë sesione falas për klientët rreth pajisjeve Apple, duke mbuluar tema nga mësimet bazë e deri te fotografitë dhe videot në iPhone, shfaqje nga De Fam, seminare fotografike me Jason Smashpop dhe këshilla për redaktimin e videove, shkruajnë mediat e huaja.
Për të festuar hapjen e tij, një seri speciale “Jom Discover” do të shfaqet nga 22 qershori deri më 6 korrik.
Dyqani përmban një çati tre-dimensionale me panele xhami. Niveli i sipërm i tij lidhet me një park, duke sjellë dritë dielli dhe gjelbrim.
Ndryshe, Apple Exchange TRX funksionon me 100 për qind energji të rinovueshme dhe është neutral ndaj karbonit – ose të paktën kështu pretendon Apple.
Për të mbështetur këto pretendime, dyqani përmban materiale me cilësi të lartë si mure prej guri natyror, dysheme terrazzo dhe një tavan druri.