Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > U kapën me drogë, arrestohen dy persona në Prishtinë

U kapën me drogë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Janë arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari i parë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 37.1 gram, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit tjetër, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 419.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuanë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21 e 40 minuta.

Me vendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.