Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rutte së shpejti kreu i ardhshëm i NATO-s

Rutte së shpejti kreu i ardhshëm i NATO-s

Kryeministri holandez, Mark Rutte është në pritje për t’u bërë kreu i ardhshëm i NATO-s në një kohë kyçe për aleancën, pasi sfiduesi i vetëm presidenti rumun, Klaus Iohannis u tërhoq.

Politikani veteran, 57 vjeç, pritet të emërohet zyrtarisht nga 32 vendet e NATO-s në ditët në vijim dhe duhet të marrë detyrën kur të përfundojë mandati i shefit aktual, Jens Stoltenberg më 1 tetor, raporton RTE.

Rutte do të vijë në krye në një moment të rrezikshëm për aleancën perëndimore ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po zvarritet dhe iah-presidenti amerikan, Donald Trump lufton për të rimarrë presidencën e ShBA-së në nëntor.