Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Emrin Kosovë ia kemi falë Serbisë, ne jemi Shqipëri”, thotë Shemi

“Emrin Kosovë ia kemi falë Serbisë, ne jemi Shqipëri”, thotë Shemi

Këngëtari Shemsi Krasniqi ka theksuar se është gjithmonë pro bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe sipas tij tashmë jemi bashkuar.

Ai ka thënë se emri Kosovë i është falur Serbisë dhe se shqiptarët e Kosovës janë pjesë e Shqipërisë.

“Emrin Kosovë ia kemi falë Serbisë, ne jemi Shqipëri, s’njoh tjetër. Nuk o problem me pasë pasaportën e Shqipërisë, qetash ia dërgoj Ramës ma bën. Por nuk domethënë asgjë pasaporta”, ka thënë Shemi.