Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Mësoni sa hapa duhet patjetër t’i bëni në ditë për të hequr peshën trupore

Mësoni sa hapa duhet patjetër t’i bëni në ditë për të hequr peshën trupore

Ecja është ndihmues esencial i heqjes së peshës, mbajtjes së peshës së dëshiruar trupore dhe të kondicionit. Ecja bile mund të ndihmojë në heqjen e kilogramëve pa ndryshuar shprehitë e ushqimit

Një studim ka treguar që femrat të cilat mesatarisht i kanë bërë 3.520 hapa në ditë (gjë që bëjnë rreth gjysmë ore ecje në ditë) kanë humbur më shumë se 2 kilogramë gjatë vitit pa ndryshuar fare shprehitë e veta të ushqimit.

Gjithashtu indet e dëmshme dhjamore në bark u janë zvogëluar për 12 për qind.

Për ta ditur a keni bërë hapa të mjaftueshëm për të hequr peshën e trupit, shikoni të dhënat në vijim të tekstit nëpërmjet të të cilave ju sjellin numrin mesatar të hapave të cilët i bëni derisa jeni duke ecur apo duke i bërë punët shtëpiake.

Sipas minutave

1 minut = 118 hapa
10 minuta = 1.180 hapa
30 minuta = 3.540 hapa
60 minuta = 7.080 hapa

Kilometrave

1,6 kilometra = 2.000 hapa
4,8 kilometra = 6.000 hapa
8 kilometra = 10.000 hapa
12,9 kilometra = 16.000 hapa

Sipas punëve shtëpiake

Shkuarja në treg = 67 hapa
Pastrimi i dyshemesë – 101 hapa
Pastrimi i dhomës = 94 hapa
Puna në kopsht = 89 hapa

Ndryshimet e vogla në përditshmëri mund t’ju ndihmojnë që të shtoni numrin e hapave të cilët i bëni gjatë ditës.

Para se të niseni për në treg, ecni një kohë nëpër shitore apo në qendër tregtare.

Në punë përdorni tualetin në katin tjetër.

Kur jeni duke i kryer obligimet ditore, parkojeni veturën në vendin më të largët të parkingut apo në parkingun më të largët.

Edhe dieta e mirë dhe cilësore mund të ndihmojë në humbjen e peshës dhe në përmirësimin e shëndetit në përgjithësi.

Duhet të hani çdo ditë ushqimin e caktuar nëse qëllimi juaj është që të humbni peshën e tepërt të trupit.

Powered by WordPress