Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Pse gjithnjë e më shumë të rinjtë po preken nga kanceri

Pse gjithnjë e më shumë të rinjtë po preken nga kanceri

Gjithnjë e më shumë të rinjtë po preken nga kanceri dhe numri i rasteve po rritet dy herë më shpejt tek ata nën 50 vjeç, sipas hulumtimit të kryer nga shkencëtarët në Britaninë e Madhe.

Provat e reja tregojnë se rritja e kancerit është e lidhur me bakteret e dëmshme në zorrë dhe inflamacionin kronik të shkaktuar nga diet. Shkalla e kancerit në mesin e britanikëve të moshës 25 deri në 50 vjeç është rritur me 24% që nga viti 1990, një rritje më e madhe se në çdo grupmoshë tjetër.

Hulumtimi tregoi gjithashtu se kjo përqindje do të rritet deri në vitin 2040. Rritja e dytë më e madhe e regjistruar në numrin e pacientëve, 16% është shënuar te moshat nën 25 vjeç, ndërsa rritja më e vogël, 10% është tek ata mbi 75 vjeç. Ekspertët vlerësojnë se një faktor i ri rreziku për kancerin është ndryshimi i dietës në 30 deri në 40 vitet e fundit, siç është përdorimi i ëmbëltuesve në ushqimet e përpunuara.

Të dhënat u publikuan nga Cancer Research UK, organizata më e madhe e pavarur e kërkimit të kancerit në botë, në takimin e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) në Çikago. Në konferencë u konstatua se pacientët në fazën fillestare të kancerit të zorrës së trashë kanë më shumë baktere të dëmshme të zorrëve, gjë që lidhet me dietën e dobët dhe ushqimin e përpunuar.

Këto baktere mund të çojnë në inflamacion kronik ose mutacione në ADN, të cilat shkaktojnë formimin e tumoreve. Shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Ohajos zbuluan gjithashtu se njerëzit nën moshën 50 vjeç me kancer të zorrës së trashë kishin qeliza që dukeshin 15 vjet më të vjetra se mosha e tyre aktuale, potencialisht për shkak të dëmtimit nga inflamacioni afatgjatë i lidhur me bakteret e dëmshme të zorrëve.

Nuk ka një qasje të vetme për shëndetin që të pranohet nga të gjithë, por shkenca dhe studimet shkencore mund të na japin një shenjë se gjëra të tilla si dietat mund të mos jenë aq të mira për ne sa duken në fillim dhe agjërimi me ndërprerje i njohur si ‘intermittent fasting’ është stili më i fundit i të ushqyerit që ka marrë një goditje. ‘Intermittent fasting’ është praktikë e ngrënies së kufizuar dhe vjen me disa rregulla, të cilat mund të përfshijnë agjërimin në mëngjes ose zgjedhjen e konsumimit të ushqimit vetëm gjatë orëve të caktuara të ditës./TAR

Powered by WordPress