Ish-nënkryetari i Pejës, Shkumbin Gashi është liruar sot nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të, e që sipas Gashit kanë qenë të orkestruara politikisht.
Ai tha se më në fund fitoi Drejtësia, teksa falënderoi miqtë e familjarët që i qëndruan pranë e besuan në pafajësinë e tij, përcjell Paparaci.
“Gjykata Themelore më ka liruar nga të gjitha akuzat e padrejta që më ishin ngritur. Ky vendim i ditës së sotit është një fitore e madhe për të vërtetën dhe drejtësinë, dhe një dëshmi se e drejta gjithmonë del në pah. Me ketë rast uroj edhe Sylë Balajn për lirimin nga të gjitha aktakuzat e ngritur ndaj nesh”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: