Aktori Julian Deda ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë me Rike Roçin pas daljes së tyre nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ditën e sotme Juli ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto duke folur në video call me Riken, ndërsa iu kërkoi fasave që mos e akuzojnë që nuk komunikon me ish-banoren.
“Dhe mos më akuzoni më që nuk flas me Riken…!”- ka shkruar aktori.
Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV”, dyshja kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, e cila ndryshoi disa ditë para se Rike të dilte nga shtëpia, për shkak të afermitetit që ajo krijoi me Meriton Mjekiqin.